Italia në Europian me polemika, akuza të ashpra nga Ukraina!

vovalbania November 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Italia në Europian me polemika, akuza të ashpra nga Ukraina!

Italia ka prerë një biletë për në Europianin e Gjermanisë me shumë peripeci. Në ndeshjen e fundit në grup kundër Ukrainës, ‘axurrëve’ u duhej ma patjetër një pikë, pasi humbja kualifikonte kundërshtarët dhe për fatin e mirë të besuarve të Spaletti-t, sfida u mbyll me rezultatin 0-0.

Për shkak të luftës, Ukraina që lunte si pritëse, e zhvilloi këtë ndeshje në Leverkusen të Gjermanisë. Pjesa e parë më shumë foli për Italinë, që në këto eliminatore u la në baltë nga trajneri Mancini, por nuk arriti të realizonte.

Ukraina zgjodhi ta bënte në fund të lojës dhe në shtesë pati polemika të mëdha. Cristante bëri një ndërhyrje të dyshimtë brenza zonës dhe Ukraina këmbënguli për penallti, por gjyqtari nuk e pa as në VAR. Në fund ky episod, që mund të linte Italinë jashtë Europianit, la shumë zhgënjim te ukrainasit. Madje një e përditshme sportive shkruan se ‘ëndrra e Ceferin u realizua’, pasi më herët presidenti i UEFA kishte deklaruar se ‘kualifikimi i Italisë në Europian është shumë i rëndësishëm’.

Pas 8 ndeshjesh në grup Italia u ngjit në kuotën e 14 pikëve në vendin e dytë, po aq sa Ukraina e vendit të tretë por u kualifikua falë fitores në Milano në përballejn direkte.

Ndërkohë po për të njëjtin grup, Maqedonia e Veriut mori një barazim historik kundër Anglisë, duke i mbyllur 90 minutat me rezultatin 1-1. Në Shkup Enis Bardhi kaloi Maqedoninë në avantazh në tentativën e dytë nga një penallti, ndërsa ishullorët rikthyen baraspeshën në pjesën e dytë falë një autogoli. Megjithatë ky barazim nuk përvbën problem për tre luanët që i mbyllin kualifikueset me 20 pikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49068 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE