Parashikimi i motit, e martë, 21 nëntor 2023!

vovalbania November 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, e martë, 21 nëntor 2023!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si edhe me intervale të herëpas’hershme me kthjellime, kryesisht në zonën e qendrës dhe në jug. Vranësirat e dendura në pjesën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar, deri të lartë. Reshjet në këtë zonë do të jenë në periudha afatshkurtra problematike në formën e stuhive të forta e rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Në qendër e në jug, priten reshje të herëpas’hershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar, në formën e shtrëngatave. Mjegull/mjegullinë pati në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 3-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era bëhet intensive e relativisht problematike. Po ashtu fiton shpejtësi deri në 15-20 m/sek.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
6/18
Re shi

Kukës
5/14
Diell re shi

Lezhë
5/17
Re shi

Dibër
2/15
Diell re shi

Durrës
9/20
Diell re shi

Tiranë
9/20
Diell re shi

Elbasan
6/19
Diell re shi

Berat
4/22
Diell re shi

Vlorë
10/23
Diell re shi

Korçë
2/15
Diell re

Gjirokastër
2/18
Diell re shi

Sarandë
10/20
Diell re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50525 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE