Izrael-Hamas, dakordësi për lirimin e disa pengjeve dhe pauzë 4-ditore në luftime!

vovalbania November 22, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Izrael-Hamas, dakordësi për lirimin e disa pengjeve dhe pauzë 4-ditore në luftime!

Qeveria e Izraelit dhe Hamasi ranë dakord për një pauzë katërditore të luftimeve për të lejuar lirimin e 50 pengjeve të mbajtura në Gaza, në këmbim të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael dhe hyrjen e ndihmave humanitare në enklavën e rrethuar. Një deklaratë e publikuar nga zyra e kryeministrit izraelit thotë se 50 gra dhe fëmijë do të lirohen gjatë katër ditëve, në të cilat do të ketë një pauzë të luftimeve.

Për çdo 10 pengje të liruara, pauza zgjatet me një ditë.

Kjo thuhet në një deklaratë, pa përmendur lirimin e të burgosurve palestinezë në këmbim.

Qeveria e Izraelit është e përkushtuar për lirimin e të gjitha pengjeve. Ajo miratoi marrëveshjen e propozuar si një fazë të parë për arritjen e këtij qëllimi.

Qeveria izraelite nisi një takim në orët e para të mëngjesit, për të shqyrtuar një marrëveshje lidhur me lirimin e disa pengjeve që mbahen në Gaza nga militantët palestinezë të Hamasit, në këmbim të një armëpushimi disaditor dhe lirimin e një numri të madh të të burgosurve palestinezë nga ana e Izraelit.

Zyrtarë nga Katari, vend i cili ka ndërmjetësuar negociatat, si dhe nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli e Hamasi thonë se një marrëveshje ishte e pashmangshme.

Përpara mbledhjes me qeverinë, kryeministri Benjamin Netanyahu, dje zhvilloi një takim me kabinetin e luftës, si dhe të sigurisë kombëtare, lidhur me marrëveshjen në fjalë. Besohet se Hamasi mban më shumë se 200 pengje që kur luftëtarët e tij hynë në Izrael më 7 tetor, duke vrarë 1 mijë  e 400 njerëz.

Kryeministri izraelit tha se “ndërhyrja e presidentit Joe Biden ndihmoi në përmirësimin e marrëveshjes në tentativë, në mënyrë që të përfshinte më shumë pengje e më pak lëshime”. Netanyahu shtoi se “misioni më i gjerë i Izraelit nuk ka ndryshuar”.

Ne jemi në luftë dhe do ta vazhdojmë luftën derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona. Për të shkatërruar Hamasin, për të liruar të gjitha pengjet dhe për të siguruar që asnjë organizatë në Gaza nuk mund ta kërcënojë Izraelin.

Një zyrtar amerikan, me dijeni mbi diskutimet, tha se “në bazë të marrëveshjes, Hamasi do të lirojë 50 pengje të marra në Izrael, kryesisht gra dhe fëmijë, në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë e një pauzë në luftime për katër ose pesë ditë. Pauza do të lejojë dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza”.

Mediat izraelite njoftojnë se pengjet e para mund të lirohen nesër. Zbatimi i marrëveshjes kërkon 24 orë kohë, që nëse duan, qytetarët izraelitë mund t’i kërkojnë Gjykatës së Lartë të bllokojë lirimin e të burgosurve palestinezë. Deri më sot, Hamasi ka liruar vetëm katër pengje.

Krahu i armatosur i grupit militant palestinez, Xhihadi Islamik, i cili mori pjesë në sulmin e 7 tetorit me Hamasin, raportoi vdekjen e një prej pengjeve izraelite.

Ne shprehëm më parë gatishmërinë për ta liruar, për arsye njerëzore, por armiku po vononte dhe kjo çoi në vdekjen e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE