Vuani nga humbja e oreksit apo keni probleme me mishrat e dhëmbëve?! Mjafton të përtypni një gjethe dafine!

vovalbania December 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vuani nga humbja e oreksit apo keni probleme me mishrat e dhëmbëve?! Mjafton të përtypni një gjethe dafine!

Gjethja e dafinës është një bimë aromatike e jashtëzakonshme e cila thjesht duhet të përtypet, jo të gëlltitet. Pasi ta keni përtypur pas pesë minutash duhet të shpëlani gojën. Vaji i gjethes së dafinës është një aleat i shkëlqyer për njerëzit që vuajnë nga humbja e oreksit. Vitaminat që përmban, nxisin urinë. Komponimet organike që gjenden në gjethet e dafinës përmbajnë enzima që mund të ndihmojnë në luftimin e dhimbjeve të stomakut dhe në zbutjen e simptomave të sindromës së zorrës së irrituar, duke reduktuar fryrjen dhe gazrat.

Për infeksionet e mishrave të dhëmbëve, rekomandohet shumë gargara me ujë të ngrohtë dhe një gjethe dafine të bluar. Nëse kemi një rast të gingivitit të vërtetë, vajrat esencialë që gjenden në gjethet e dafinës kanë një efekt të mirë anti-inflamator. Si më sipër, mund të bëni gargarë me ujë të ngrohtë dhe gjethe dafine të bluar. Nëse keni probleme me erën e keqe të gojës, një mënyrë e shkëlqyer për ta zgjidhur këtë është të përtypni dy gjethe dafine në ditë.

Sipas të dhënave nga një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara, konsumimi i një deri në tre gramë gjethe dafine në ditë mund të lehtësojë disa nga simptomat që zakonisht shihen tek pacientët me diabet të tipit 2. Sipas të dhënave nga ky studim, dafina do të reduktonte glukozën në gjak me 21 deri në 26% pas një muaj përdorimi. Sipas këtij studimi, konsumimi i gjetheve të dafinës uli kolesterolin total me 20 deri në 24% pas një muaji përdorimi; ulje më të qëndrueshme pati në kolesterolin LDL (kolesteroli i keq), nga 32 në 40%.

Gjethja e dafinës është një bimë që përdoret prej shekujsh në kuzhinë por edhe në kujdesin shëndetësor si një ilaç natyral. Sipas Feng shui, dafina ka veti magjike dhe besohet se mund të tërheqë para. Sipas besimeve të vjetra, nëse e mbani në portofol, do të tërhiqni pasuri. Ekziston gjithashtu një besim se djegia e një gjethe dafine është një mjet për të pastruar energjinë në shtëpi, si dhe për të përcaktuar nëse ka energji pozitive apo negative në shtëpi. Një tjetër ritual i vjetër është të shkruani një dëshirë në një gjethe dafine.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49584 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE