Shisnin kokainë në Tiranë, tre në pranga!

vovalbania November 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shisnin kokainë në Tiranë, tre në pranga!

Shisnin drogë në zona të ndryshme të Tiranës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, finalizoi operacionin policor të koduar “Piramida”, duke kapur dhe vënë në pranga tre shtetas. Pas arrestimit në flagrancë, gjatë kontrollit fizik, atyre iu gjetën e sekuestruan 310 doza kokaine, gati për shitje. Të arrestuarit e moshave 23, 30 e 34-vjeç u lokalizuan në rrugën “Papa Gjon Pali II” në kryeqytet.

Sipas burimeve zyrtare, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg dhe pasi e ndanin në doza, i shisnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit njofton:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pasi kanë siguruar informacion për disa shtetas që shitnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme në Tiranë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Piramida”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.XH., 30 vjeç, A.M., 34 vjeç dhe R.M., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë. Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar këta tre shtetas, të cilëve gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën 310 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat u sekuestruan bashkë me 5 celularë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48736 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE