Do të qeshim apo do të qajmë me “Në kuadër të dashurisë”?! Regjisori i njohur zbulon detajet nga filmi

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do të qeshim apo do të qajmë me “Në kuadër të dashurisë”?! Regjisori i njohur zbulon detajet nga filmi

Prej muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes të të gjithëve. Tashmë më në fund pritjes i erdhi fundi dhe më në fund është publikuar traileri i “Në kuadër të dashurisë”. Premiera do të prezatohet më 9 tetor në Pallatin e Kongreseve. Lidhur me filmin, përmbajtjen, aktorët dhe shumë të tjera, ka qënë i ftuar në “Ftesë në 5”, regjisori Koloreto Cukali, i cili na ka shuar pak kureshtjen mbi “Në kuadër të dashurisë”…

Do të qeshim apo do të qajmë me këtë film?

“Ne kemi bisduar gjatë me Ledionin se çfarë drejtimi do të marrë. Drejtimi varet dhe nga marketing, se çfarë do të donte publiku. Ramë dakord që romanca është gjëja më e rëndësishme. Filmi ka momente komedie të mira, ka dhe personazhe të vendosur aty pikërisht për të dhënë komedinë. Por ne kemi tentuar t’i japim pak më shumë drejtim romancës sepse unë gjykoj që gjëja që na mungon më shumë në të përditshmen është dashuria, komedi kemi. Publiku është më i uritur për dashurinë. Ne donim që jo vetëm t’i japim publikut një dashuri të re, por edhe këtë që është venitur dhe ka një fund të lumtur pastaj. Menduam të japim romancën dhe dramën që kthehet në romancë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49327 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE