Shqipëria rrezikon grupin e “ferrit”, ja ekipet që mund të përballet në Euro 2024

vovalbania November 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria rrezikon grupin e “ferrit”, ja ekipet që mund të përballet në Euro 2024

Me 15 pikë të grumbulluara, Shqipëria ka siguruar një vend në vazon e dytë nga 4 në total për shorteun e grupeve të Euro 2024. Në vazon 1, kuqezinjtë e Silvinjos do të kenë si kundërshtarë një nga përfaqësueset e mëdha si Gjermania, vendi organizator, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia.

Përfaqësuesja do të shmangë përballjet me Hungarinë, Danimarkën, Austrinë, me Turqinë dhe Rumaninë që siguruan vendet pas takimeve të mbrëmjes të së martës. Në vazon 3 janë Skocia, Sllovenia, Slovakia, Çekia, Holandë dhe Kroaci.

Në vazon numër 4 gjenden Serbia, Italia dhe Zvicra, ndërsa tre vende do të vendosen në bazë të ndeshjeve play-off në muajin mars. Ndërsa përballja me një emër të madh është e pashmangshme për kuqezinjtë e Silvinjos, nisur nga rivalët në vazon A, në vazon 3 ekziston rreziku që të peshkohen përfaqësuese si Holanda dhe Kroacia.

Edhe tre përfaqësueset aktuale në vazon 4 janë kundërshtarë problematikë për Shqipërinë. Shorteu për fazën e grupeve në Euro 2024 do të hidhet më 2 dhjetor në Hamburg të Gjermanisë.

Burimi: /Klan News

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50542 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE