Zgjidhja që ka gjetur ky qytet për të “mposhtur” vetminë…

vovalbania November 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjidhja që ka gjetur ky qytet për të “mposhtur” vetminë…

Një qytet në Suedinë veriore ku dielli perëndon shumë herët gjatë dimrit ka gjetur një mënyrë të thjeshtë për të bashkuar banorët e vetmuar duke u kërkuar të gjithëve t’i thonë njëri-tjetrit “përshëndetje”. Ideja vjen pasi njerëzit në këtë vend përballen me vetminë në një shkallë që Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi çështjen si një “kërcënim urgjent shëndetësor”.

“Vetmia dhe izolimi janë probleme të mëdha në çdo kohë të vitit pothuajse kudo në botë tani”,-tha Micael Dahlen, një profesor në Shkollën Ekonomike të Stokholmit. “Vjen me kohën në të cilën jetojmë, me stilin e jetesës që kemi, ku jo domosdoshmërisht takohemi me njëri-tjetrin në të njëjtën masë si dikur. Kjo përshpejtohet në kohën e dimrit kur jemi më pak jashtë, më pak social”-shtoi ai, duke thënë se Suedia është veçanërisht e ndjeshme rreth këtij fenomeni.

Në qytetin e Lulea-s, ku zyrtarët po përpiqen t’i bëjnë banorët të përhapin gëzim me një përshëndetje të ngrohtë, dielli fillon të perëndojë herët pasdite duke e kaluar rajonin në një errësirë të madhe për pjesën më të madhe të ditës. Në këtë vend gjysma e të rinjve të moshës 16-29 vjeç kanë probleme me vetminë. Kjo fushatë e re synon ta ndryshojë këtë për mirë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur vetminë një kërcënim urgjent për shëndetin global, ndërsa një kirurg amerikan ka thënë se efektet e saj në vdekshmëri janë të barabarta me pirjen e 15 cigareve në ditë. OBSH krijoi një komision ndërkombëtar, të udhëhequr nga kirurgu kryesor i SHBA-ve, Dr Vivek Murthy dhe i dërguari i Rinisë së Bashkimit Afrikan, Chido Mpemba. Ngritja e komisionit vjen, pasi pandemia COVID-19 ndaloi aktivitetet ekonomike dhe sociale, rriti nivelin e vetmisë, por edhe shtoi ndërgjegjësimin për rëndësinë e problemit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE