Komisioni për Sigurinë Kombëtare miraton nen për nen buxhetin 2024!

vovalbania November 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Komisioni për Sigurinë Kombëtare miraton nen për nen buxhetin 2024!

Komisioni parlamentar për Sigurinë Kombëtare, sot shqyrtoi dhe miratoi nen për nen projektligjin “Për buxhetin e vitit 2024”.  Në punimet online të këtij komisioni ishin të pranishëm ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ai i Mbrojtjes, Niko Peleshi, si dhe zv.ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero.

Gjatë diskutimit të pr/buxhetit 2024, ministri Peleshi kërkoi që tek neni 15  të përfshihet një aneks për të hapur një hapësirë buxhetimi për projektin e rindërtimit të Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut. Peleshi deklaroi:

E kemi të vonuar si kërkesë, sepse kemi qenë në komunikim me Ministrinë e Kulturës për të zgjidhur çështjen, nëse janë monument kulture apo jo dhe kush ka të drejtë të ndërhyjë. Kemi arritur dakordësi verbalisht me Ministrinë e Kulturës për ta zgjidhur çështjen. Mendoj të çelim një fond prej 200 milion lekësh, meqë vitin tjetër kemi dhe 80-vjetorin e çlirimit të vendit.

Në përgjigje të kërkesës së parashtruar nga ministri Peleshi, kryetari i komisionit për Sigurinë Kombëtare, Nasip Naço u shpreh:

Kjo kërkesë do të parashtrohet në raportin që shoqëron pr/buxhetin e vitit 2024, për t’iu adresuar për miratim komisionit përkatës.

Peleshi shpjegoi se Ministria e Mbrojtjes parashikon realizimin e investimit, ashtu si me modelin e projekteve të mbështetjes për mbrojtjen civile.

Ministria do të hapë thirrjen. Bashkitë që kanë nevojë për rikonstruksion varrezash apo ndërtim varrezash të reja, aplikojnë me projekte dhe bashkitë fituese marrin fondin nga Ministria e Mbrojtjes dhe realizojnë investimin, si me projektet e investimeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49327 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE