Beqaj paraqitet para policisë gjyqësore, zbaton vendimin e GJKKO-së!

vovalbania November 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Beqaj paraqitet para policisë gjyqësore, zbaton vendimin e GJKKO-së!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme Anti Korrupsion.

Beqaj zbatoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme, se ai duhet të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15:30.

Ish-ministri ishte korrekt me orarin, ndërkohë që në ambientet e BKH-së qëndroi vetëm 10 minuta, duke u largua më pas, pa folur për mediat.Për ish-ministrin janë në fuqi dy masa sigurie: “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Ai është nën hetim për koncesionin e sterilizimin, që është miratuar gjatë kohës kur Beqaj drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Hetimi nga ana e SPAK për Beqaj vazhdonte prej tre vitesh për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrje në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim,  si dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”. Për llogari të këtij hetimi, në 17 gusht të këtij viti, u arrestua ish-zëvendës ministrin i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, fitues i koncesionit të sterilizimit.

Një ditë më parë, Top Channel zbardhi vendimin e Gjykatës së Posaçme Anti Korrupsion, ku renditen shkeljet e bëra në koncesionin e sterilizimit, sipas hetimeve të SPAK. Hetimet nxjerrin se si kostoja e sterilizimit është fryrë në mënyrë fiktive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49599 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE