Lëviz pas 30 vitesh ajsbergu më i madh në botë!

vovalbania November 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lëviz pas 30 vitesh ajsbergu më i madh në botë!

Ajsbergu më i madh në botë ka lëvizur pas më shumë se 30 vitesh. Ajsbergu, i quajtur A23a, u nda nga vija bregdetare e Antarktikut në vitin 1986 por u vendos me shpejtësi në Detin Weddell, duke u bërë, në thelb, një ishull prej akulli. Me një sipërfaqe pothuajse 4,000 km katror është më shumë se dyfishi i madhësisë së Londrës. Vitin e kaluar ai është zhvendosur me shpejtësi duke kaluar përtej ujërave të Antarktidës.

A23a është një kolos i vërtetë dhe nuk është vetëm gjerësia e tij që të bën përshtypje. Kjo pllakë akulli është rreth 400 metra e trashë. A23a ka lëvizur me një shpejtësi të madhe gjatë muajve të fundit, i nxitur nga erërat dhe rrymat, dhe tani po kalon majën veriore të Gadishullit Antarktik. Shkencëtarët do të ndjekin nga afër lëvizjen e A23a.

Teksa këto ajsberg të mëdhenj shkrihen, ata lëshojnë pluhurin mineral. Ky pluhur është një burim i lëndëve ushqyese për organizmat që formojnë bazën e zinxhirëve ushqimorë të oqeanit. “Në shumë mënyra këta ajsbergë janë jetëdhënës; ata janë pika e origjinës për shumë aktivitete biologjike,”-tha Dr Catherine Walker, nga Instituti Oqeanografik Woods Hole.

Rikujtojmë, se rreth një viti më parë një ajsberg, 15 herë më i madh se Parisi, u shkëput nga Antarktida. Ky fenomen nuk është për shkak të ndryshimeve klimatike. Dy vjet më parë, në të njëjtën zonë ishte formuar një ajsberg me të njëjtën madhësi, i ashtuquajturi Brad Ice Bank. Glaciologët, kanë vëzhguar zhvillimin e çarjeve në akull për rreth 10 vjet. Në vitin 2016, BAS vendosi të lëvizë stacionin Hali V me 20 km, nga frika se me shkrirjen e akullit mund të goditën nga një ajsberg.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49267 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE