Prova për vizitorët do të zbatohet duke nisur nga…/Për herë të parë me bileta hyrëse në Venecia!

vovalbania November 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prova për vizitorët do të zbatohet duke nisur nga ky muaj…/Për herë të parë me bileta hyrëse në Venecia!

Venecia do të testojë aplikimin e një bilete për hyrjen e vizitorëve në kanalet e saj nga prilli i ardhshëm. Kjo do të jetë hera e parë që një masë e tillë zbatohet në mbarë botën. Qëllimi është të menaxhohen flukset turistike gjatë festave publike dhe disa fundjavave të verës kur numri i vizitorëve arrin kulmin. “Është hera e parë në botë që do të shihni diçka të tillë”,-tha kryebashkiaku Luigi Brugnaro gjatë një konference për shtyp.

Kufizimet do të zbatohen nga ora 08:30 deri në orën 16:00, fillimisht për një total prej 29 ditësh dhe do të mbulojnë shumicën e fundjavave nga 25 prilli deri në mes të korrikut 2024. Vizitorët do të duhet të bëjnë një rezervim online dhe do të paguajnë shumën prej 5 euro për të marrë një kod QR që do të kontrollohet në pika të veçanta hyrjeje ku do të lejohet aksesi në rrethet historike të Venecias.

Kufizimet nuk do të zbatohen për ishujt më të vegjël në lagunë, si Murano. Gjobat do të variojnë nga 50 deri në 310 euro për ata që shkelin masat. Banorët e qytetit ose personat e lindur në Venecia, si dhe studentët, punëtorët dhe pronarët e shtëpive në qytet do të përjashtohen nga masat. Vizitorët nën moshën 14-vjeç do të regjistrohen, por aksesi do të jetë falas.

Venecia shtrihet vetëm në 7.6 kilometra katrorë, mirëpo atë e kanë vizituar gati 13 milionë turistë më 2019, sipas Institutit Kombëtar italian për Statistika. Ekspertët e UNESCO-s propozuan që Venecia dhe lagunat e saj të shtohen në listën e objekteve kulturore të rrezikuara, duke thënë se Italia nuk ka bërë mjaftueshëm për ta mbrojtur qytetin nga ndikimi i ndryshimit klimatik dhe turizmi i madh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48894 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE