SPAK kërkoi përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi, rrëzohet kërkesa!

vovalbania November 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SPAK kërkoi përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi, rrëzohet kërkesa!

Kërkesa e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi në gjykimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, është rrëzuar.

Gjyqtarja Miliana Muça rrëzoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares nga shqyrtimi i kërkesës për sekuestron e pasurive të Jamarbër Malltezit.

‘Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11 akti, datë 23.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën me objekt “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M”, dhe vendosi:

Të shpallë të papranueshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M”.’- njofton GJKKO.

Por, Muça, nuk është shprehur ende për të njëjtat kërkesa të SPAK, që kërkon përjashtimin e Olldashit në seancën për Berishën dhe Malltezin, që zhvillohen më vete.

SPAK kërkoi dorëheqjen e gjyqtares, me argumentin se ka konflikt interesi. Sipas SPAK, gjyqtarja ka blerë shtëpi në kompaninë e cila ndërtoi në kompleksin “Partizani”, për të cilën akuzohet Berisha dhe Malltezi.

Megjithatë, pas rrëzimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion, Olldashi do të vazhdojë të jetë pjesë e trupës gjykuese në seancat për ish-kryeministrin dhe dhëndrin e tij.

Më herët këtë të premte, trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, urdhëroi shtyrjen e seancës gjyqësore për dy të akuzuarit. Seanca për Berishën u shty për në orën 14:00, ndërsa një orë më pas, në 15:00, u caktua seanca për Malltezin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50127 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE