Lufta Ukrainë – Rusi/ Zelensky: Do të garantojmë sigurinë e korridorit të grurit në Detin e Zi…

vovalbania November 25, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Lufta Ukrainë – Rusi/ Zelensky: Do të garantojmë sigurinë e korridorit të grurit në Detin e Zi…

Kievi do të marrë anije ushtarake për të garantuar sigurinë e korridorit të grurit në Detin e Zi. Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke iu përgjigjur një pyetjeje të Ukrainska Pravda në konferencën Grain from Ukraine, që po zhvillohet në Kiev.

Zelensky shpjegoi se Ukraina e konsideron suksesin e saj të madh këtë vit që ka siguruar një korridor për anijet e grurit në Detin e Zi, pavarësisht tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e mëparshme.

Kievi po punon për të garantuar sigurinë e anijeve.

Ne jemi dakord me partnerët tanë, do t’i shoqërojmë anijet për të garantuar sigurinë e tyre. Tashmë kemi marrëveshje specifike për të marrë anije. Është një çështje e së ardhmes së afërt”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas siguroi gjithashtu se rajoni i Odessa do të mbrohet me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore.

Ushtria ruse ka ndërmarrë një operacion të gjerë sulmi ajror kundër Kievit dhe zonave përreth kryeqytetit ukrainas duke shkatërruar më shumë se 40 objektiva ajrore tha kreu i administratës ushtarake të qytetit Mykhailo Shamanov.

Zyrtari ukrainas e cilësoi si sulmin më të madh rus nga dita kur Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

Ky është sulmi i katërt me dronët Shahed kundër Kievit në një muaj. Sulmi i mbrëmshëm është më masivi që nga fillimi i pushtimit rus,” tha Shamanov.
Kryebashkiaku Vitaliy Klitschko shkroi në Telegram se në lagjen Dniprovskyi mbetjet e një droni goditën një ndërtesë apartamentesh. Gjithashtu është goditur edhe një ndërtesë në lagjen Solomianskyi, ku punohet për nxjerrjen e dy grave nën rrënoja.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i quajti “veprime të qëllimshme terroriste”

Rusia i lëshoi rreth 70 dronë shahed në Ukrainë pikërisht në prag të ditës së përkujtimit të gjenocidit të Holodomorit”, shkroi Zelensky në rrjetin social X, duke iu referuar përvjetorit të viktimave të urisë së shkaktuar nga dora e njeriut më 1932-33, si pasojë e të cilës vdiqën miliona njerëz në Ukrainë.
Mbrojtja Ajrore e Ukrainës tha se ka rrëzuar 71 prej 75 dronëve iranianë – rreth 60 mbi Kievin – me të cilët Rusia e sulmoi të shtunën e 25 nëntorit 2023.

Sipas Washginton Post pas bombardimeve të përsëritura të urës që lidh Krimenë me Rusinë, po projektohet një tunen nënujor.

Tre civilë deri tani kanë humbur jetën nga bombardimet ruse në rajonin juglindor të Ukrainës.

Ndërkohë prestigjiozja gjermane Bild flet për një plan mes presidentit të SHBA-së Biden dhe kancelarit gjerman Scholz për të realizuar një takim mes presidentit të urakinës Zelensky dhe Putinit.

Këto ngjarje vijnë pasi paralajmërimeve që bëri presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se civilët duhet të prisnin bombardime të mëdha gjatë dimrit nga Rusia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE