Nuk flisnin prej 20 vitesh, artisti i madh i pikëlluar për humbjen e Zef Dedës: Jena të dy fajtorë, ndeza nji qiri

vovalbania November 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk flisnin prej 20 vitesh, artisti i madh i pikëlluar për humbjen e Zef Dedës: Jena të dy fajtorë, ndeza nji qiri

Ndoshta pak kush e dinte. Ndoshta vetëm rrethi familjar e miqësore. Mirëpo pas humbjes së të madhit Zef Deda, artisti i madh, e kolegu i tij Sandër Ruçi ka zbuluar se nuk flisnin prej 20 vitesh.

Ai ka bërë një postim mjaft të ndjerë në faqen e tij, ku tregon se si kanë ngrënë në një shtëpi e si janë rritur bashkë.

Ruçi thotë se faji është jetim e se “ndarja” e tyre nuk ka qenë kurrë shpirtërore.

Postimi i plotë:

Reflections, post mortium.
Te percolla nepërmjet Ekranit, ku me artin tand ikonik u bane padron i tijë te pakten për tri dekada, para kryqit te shejte. I vetem ne shtepi teme ku dikur buken e groshen nana e jeme Pina, na e ndante shume e shume herë ne dy pjata, ndeza nji qiri e para tijë duke thanë lutjet liturgjike Kristiane për kte dhimbje te cilen vazhdoj sinqerisht ta perjetoj patologjikisht u luta për shpirtin e trupin tand tashma te shprishun, preferova kshtu te anashkaloj mediat që ti me Emnin e madh që le qove ne kambe ato e shtetin e pikellove. Kombin, por edhe që u pushtuan nga, Uriahipët e hipokrizia e të cileve na armiqsoi te dyve duke me privu lirinë për të ta ba homazhin e fundit, nuk djehem fajtorë, por ne kte periudhë te gjatë te ndarjes sonë toksore, (por Jo shpirtnore) për rreth 20 vjet !!!!, Jena të dy, fajtorë pa faj, ndaj sot sigurisht ti je ma i mirë njerezisht se te tanë ne tosorët se u bane Qiellor e ne jetë te vertetë, kshtu që e kishe detyrë qytetare ta baj ktë Homazh, , si nji mik i bukës së vjeter e shpirtnisht uroj te keshë mrritë Parrizin, miku i fminisë .

Sandri I Zef Ruçit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE