Reshje dëbore, ARRSH jep informacione për gjendjen e rrugëve në rajonin verior!

vovalbania November 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reshje dëbore, ARRSH jep informacione për gjendjen e rrugëve në rajonin verior!

Moti i keq i orëve të fundit me shira e dëborë, Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacione për gjendjen e rrugëve në vend. Në disa prej tyre në rajonin e veriut, po punohet për pastrimin e shpërndarjen e kripës. Nuk ka probleme në jug e në qendër të territorit. Përmes një njoftimi, drejtuesve të mjeteve iu bëhet thirrje që të pajisen me goma dimërore e zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Në Rajonin Jugor dhe Qendror moti ka qenë i vranët me reshje shiu 🌧️pa intensitet, pa sjellë probleme në akset rrugore, qarkullimi vijon normalisht✔️

🌨️Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore me intensitet, grupet e punës janë në terren 🦺me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rruges dhe shpërndarjen e kripës, si në:

🚜Kukës-Krumë, dhe Kukës-Ura e Zapotit, në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m, në Qafë Thore, në Vau i Dejes-Pukë-Kukës,Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë-Tropojë-Shipshan-Sopot-Kërrnaje, Bajram Curri-Fierzë.

⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮

#ARRSH #MIE

Pavarësisht reshjeve të dëborës, furnizimi me energji elektrike është normal në pjesën më të madhe të territorit të Qarkut Kukës. Por, bëjnë përjashtime njësitë administrative Shishtavec, Topojan e Zapod në Bashkinë Kukës, ato Golaj e Gjinaj në Has, si dhe në Tropojë të Vjetër e disa fshatra të njësisë Bytyq në Bashkinë Tropojë.

Për sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, si rezultat i masave ajrore të ftohta me origjinë polare. Moti me vranësira po shoqërohet me shira me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Reshjet janë në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive, të cilat në intervale të shkurtra kohore shfaqen problematike. Në relievet malore në lindje të vendit, si dhe në Alpe bie dëborë me intensitet të ulët e mesatar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50452 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE