Reshjet e borës nisin edhe në Korçë e fshatin turistik të Dardhës! Vijon të jetë e pakalueshme Rruga e Arbrit

vovalbania November 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reshjet e borës nisin edhe në Korçë e fshatin turistik të Dardhës! Vijon të jetë e pakalueshme Rruga e Arbrit

Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në qarkun e Korçës. Rreshje intensive janë regjistruar në Qafë Thanë ndërkohë që aktualisht nga reshjet është përfshirë edhe qyteti i Pogradecit dhe pjesërisht fshati turistik i Dardhës. Borëpastrueset ndodhen në terren ndërkohë që iu bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të qarkullojnë me kujdes dhe të përdorin goma dimërore në varësi të situatës dhe reshjeve.

Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencen në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq. Aktualisht në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë kanë nisur reshjet e dëborës, deri në keto momente ky aks është i kalueshëm. Kontraktorët jane në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëror, të ndjekin udhëzimet e sherbimeve tona te Policisë Rrugore. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112, njofton policia.

Reshjet e borës me intensitet të lartë kanë bllokuar qarkullimin në Rrugën e Arbrit. Ky aks vijon të mbetet i pakalueshëm, ndonëse borëpastrueset janë në terren dhe po punohet për hapjen.

Në Shkallën e Tujanit ka reshje me intensitet më të lartë dhe makinat kanë mbetur të bllokuara.

Në Dibër ka rreth 24 fidera që kanë pasur avari, por ende nuk kanë dalë skuadra në terren për shkak të reshjeve me intensitet të lartë. Ministrja e Infrastrukturës teksa inspektoi aksin e bllokuar tha se do të punohet gjatë gjithë natës për rikthimin e energjisë.

Ndërkohë, rruga e vjetër për ta kaluar në zonën e Peshkopisë është e hapur. Në të gjithë vendin në terren po punojnë 110 borëpastruese dhe rreth 1100 punonjës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49651 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE