Një tjetër detaj ‘i vuri vulën’ ribashkimit të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj!

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një tjetër detaj ‘i vuri vulën’ ribashkimit të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj!

Nëse ka një histori që është bërë aq e ndjekur dhe e komentuar nga i gjithë publiku, është ajo e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj. Nuk ka asnjë mundësi që të anashkalohet kudo në rrjet, qoftë nga portalet, po ashtu edhe nga fansat e dyshes.

Pak ditë më parë Semi Jaupaj ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram nga festivali “Sunny Hill”. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Por në foto ajo shfaqet së bashku me Bora Zemanin dhe Donald Veshaj të përqafuar.

Po, po ashtu siç e dëgjuat. Në fakt që historia e tyre e dashurisë kishte rinisur pas “Big Brother VIP” është përfolur disa herë, por me atë foto Semi ndoshta e ka konfirmuar përfundimisht këtë ribashkim.

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar vetë këtë gjë. Së fundmi ka dalë një tjetër detaj që po ashtu konfirmon rikthimin e tyre. Më herët, Bora e kishte hequr Donaldin nga rrjetet sociale, pas historisë së tij me Beatrix Ramosaj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. E mesa duket tani ajo i ka bërë sërish “follow” në Instagram, dhe po ashtu edhe Donaldi.

Rikujtojmë se, Donald Veshaj me rastin e ditëlindjes së tij, më 1 shtator, publikoi këngën e tij më të fundit si një surprizë për ndjekësit. “Hesht” mban titullin projekti më i ri dhe nga teksti i këngës ne na u duk si një kërkim falje për historinë e tij aq të bujshme të dashurisë që tanimë është konfirmuar ribashkimi.

T’u mendu për ty jam, t’u mendu sa shumë të kam dashur e të kam thyer. T’u mendu për ty jam, t’u mendu për ty me lot në sy.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57809 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE