“Brutal, primitiv dhe denigrues”- Sabiani i reagon deklaratës së Robert Aliajt ndaj tij

vovalbania November 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Brutal, primitiv dhe denigrues”- Sabiani i reagon deklaratës së Robert Aliajt ndaj tij

Robert dhe Krist Aliaj kanë qenë së fundmi të ftuar në një intervistë për “Se luan topi”, ku ndër të tjera u fol për eksperiencën e Kristit në “Big Brother VIP Albania”.

Roberti u ndal edhe te hyrja e papritur e Sabianit në reality show, pasi e bija e këngëtarit sapo kishte nisur një romancë me Kristin.

Roberti u shpreh se ka pasur besim tek i biri, por mënyra se si veproi këngëtari është totalisht e gabuar, madje e quajti “denigrim”.

“Kur hyri Sabiani ishte karikaturë. Unë e njoh qetësinë e Kristit, ai është njeri që gjykon, nuk është emocional. Ai bëri atë që e keni parë të gjithë. Tregoi një gjë të madhe, sepse mund të kishte ndodhur edhe një gjë e rëndë aty. Unë, për shembull, nuk do ta bëja kurrë, që t’i futesha vajzës sime në një show.

Këto janë gjëra shumë brutale, jashtëzakonisht primitive. Nuk ka mundësi të ndodhin këto gjëra. Ti nuk mund të vish të denigrosh fëmijën tënd publikisht në televizion, se është denigrim ky, mosbesim dhe kontroll. Nuk do ta bëja kurrë këtë me vajzën time, besoj tek vajza ime dhe i jap asaj nëpërmjet edukimit armët për t’u mbrojtur vetë ajo”, tha Roberti.

Roberti theksoi se në asnjë moment të qëndrimit të Kristit në BBV nuk ka menduar që është i dobët dhe nuk ka pasur asnjë frikë në lidhje me të.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Sabianit.

Ai ka risjellë në kujtesë monetin kur ishte përball Roberit dhe ky i fundit e lavdëronte si prind, mirëpo ndryshe ka bërë në intervistën e fundit.

“Përballë dhe pas shpinë”, ka shkruar ai për dy deklaratat e kundërta të Robertit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50559 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE