Lajm i zi nga Italia! Ndërron jetë shqiptarja në Itali, u përplas nga makina teksa kalonte rrugën

vovalbania November 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lajm i zi nga Italia! Ndërron jetë shqiptarja në Itali, u përplas nga makina teksa kalonte rrugën

Një 75-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Itali mbrëmjën e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në Porcari të provincës së Luças në Itali.

E moshuara shqiptare, por banues në zonë, po kalonte në këmbë rrugën “Puçini”, kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një e re.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejt të një ambulance, shqiptarja nuk mundi të mbijetonte.

Mediat lokale shkruajnë se viktima është Feime Besnik Nurce, e cila u godit nga një automjet tip Volksëagen Golf. Gruaja përplasi dhunshëm kokën në tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas një rindërtimi fillestar dhe ende përmbledhës,

75-vjeçarja po ecte përgjatë një pjese të aksit rrugor pa trotuar dhe me ndriçim të dobët kur vendosi të kalonte rrugën.

Në atë moment po mbërrinte e reja që drejtonte makinën Golf dhe për arsye që ende janë nën hetim nga policia,

nuk mundi të shmangte të moshuarën. Përplasja ka qenë e dhunshme dhe 75-vjeçarja është hedhur disa metra larg, duke humbur menjëherë ndjenjat për shkak të një dëmtimi shumë të rëndë në kokë.

Me ardhjen e stafit të urgjencës, gjendja e saj ishte e rëndë dhe nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Mjekut që ndodhej në ambulancë, pas një tentative të dëshpëruar për reanimim, nuk i mbetej gjë tjetër veçse të deklaronte vdekjen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50478 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE