Policia në gatishmëri, plan masash për festat e nëntorit!

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Policia në gatishmëri, plan masash për festat e nëntorit!

Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar nga mbrëmja e së shtunës e me kohëzgjatje deri në datë 30 nëntor, duke marrë masa të posaçme, në bashkëpunim me autoritetet vendore, për garantimin e mbarëvajtjes së aktiviteteve që do të zhvillohen me rastin e festave të nëntorit.

Nisur nga situata e krijuar mbrëmjen e datës 25 nëntor, për shkak të motit të keq, Policia e Shtetit kaloi në gatishmëri të përforcuar, duke rritur prezencën e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të Rendit, në akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu shkuar në ndihmë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje.

Në këtë kuadër, shërbimet e Policisë së Shtetit, përgjatë mbrëmjes së datës 25 nëntor, në shumë akse rrugore të vendit, iu kanë shkuar në ndihmë dhjetëra qytetarëve, të cilët u bllokuan si pasojë e reshjeve të mëdhaja të dëborës, duke i evakuar me automjete të kalueshmërisë së lartë dhe duke i dërguar në destinacionet e tyre.

Gatishmëria dhe shërbimi i përforcuar do të vijojnë deri më datë 30 nëntor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjitha sheshet dhe ambientet ku do të zhvillohen festime.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Rendit po bashkëpunojnë me policitë bashkiake, për monitorimin e rrugëve dhe shesheve që do të bllokohen për festime. Ndërkohë, Policia Kriminale ka rritur vigjilencën dhe po bashkëpunon me agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Gjithashtu, janë marrë masa për parandalimin e ndotjes akustike që shkaktohet nga përdorimi i pakontrolluar dhe në cenim të parashikimeve të ligjit, i fishekzjarreve dhe lëndëve të tjera piroteknike, për qëllime festive.

Njëkohësisht, janë marra masa në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar dhe për të goditur tentativat për krime kufitare.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e angazhuar maksimlaisht për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50680 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE