Pretendimet për tradhti, mikesha e Lionel Messit dhe Antonela Roccuzzo thyen heshtjen

vovalbania November 27, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Pretendimet për tradhti, mikesha e Lionel Messit dhe Antonela Roccuzzo thyen heshtjen

Gruaja e Cesc Fabregas, Daniella Semaan ka mohuar prerazi një raport në Brazil që supozohet se Lionel Messi e ka tradhtuar Antonela Roccuzzo.

Gazeta braziliane “Direto Do Miolo” postoi në X të premten se marrëdhënia 15-vjeçare e Messit dhe Roccuzzo po përballet me ‘krizën e saj më të madhe’ deri më tani.

Ata pretenduan se ylli i Inter Miami kishte një lidhje me gazetaren argjentinase Sofia Martinez dhe martesa e tij ishte në prag të përfundimit, shkruan DailyMail.

Megjithatë, tweet-i citonte burime në Spanjë, të cilat duket se nuk ekzistojnë.

Për më tepër Semaan, e cila shkon rregullisht me pushime me Messin dhe Roccuzzo dhe është veçanërisht e afërt me çiftin, këmbëngul se spekulimet janë të pasakta.

Duke iu përgjigjur një postimi në Instagram, ajo tha: “Çfarë publikimi është ky që nuk ka kuptim.. dhe nuk ka asgjë të vërtetë”.

Messi dhe Roccuzzo njihen që në moshën pesë vjeçare. Ata u martuan në vitin 2017 dhe kanë tre djem: Thiago, Mateo dhe Ciro.

Raportet në vendlindjen e tij në Argjentinë dolën muajin e kaluar që sugjeruan se Messi është ‘i dashuruar me një grua që nuk është Antonela’.

Më pas, disa fansa spekuluan nëse gruaja në fjalë ishte Martinez, për shkak të një ‘shikimi’ të dukshëm që ai i bëri gjatë një interviste në ceremoninë e Topit të Artë.

Martinez gjithashtu bëri bujë gjatë Kupës së Botës të vitit të kaluar në Katar, të cilin Messi dhe Argjentina do ta fitonin.

Pas fitores së tyre në gjysmëfinale ndaj Kroacisë, Martinez mbajti një fjalim pasionante teksa intervistonte Messin.

Në të, ajo i tha atij se sa mirënjohës ishin argjentinasit që e kishin atë duke i përfaqësuar ata dhe nuk kishte rëndësi nëse ai e fitoi apo jo ndeshjen.

Live në transmetim, ajo tha: “Gjëja e fundit që dua t’ju them dhe nuk është një pyetje, por thjesht doja të them; finalja e Kupës së Botës po vjen dhe sigurisht, ne të gjithë [argjentinasit] duam ta fitojmë Kupën”.

“Unë thjesht dua t’ju them se pa marrë parasysh rezultatet, ka diçka që askush nuk mund t’jua marrë dhe ky është fakti që ju rezononit me argjentinasit, secilin prej tyre”, tha ajo.

“Nuk ka asnjë fëmijë që nuk e ka fanellën e ekipit tuaj. Nuk ka rëndësi nëse është e rreme, e vërtetë apo e sajuar. Vërtet, ti ke lënë gjurmë në jetën e të gjithëve dhe kjo për mua është përtej fitimit të çdo Kupe Bote”, ishte shprehur gazetarja mes tjerash.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE