Sherr në koncertin e Cllevios, reperin e godasin me shishe gjatë performancës(VIDEO)

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sherr në koncertin e Cllevios, reperin e godasin me shishe gjatë performancës(VIDEO)

Reperi problematik, Kleviol Ahmeti i njohur për publikun edhe si Cllevio është përfshirë së fundmi në një tjetër sherr.

Në videot që po qarkullojnë në TikTok, shihet një përleshje që ka ndodhur në një prej koncerteve të rap-artistit nga Shqipëria.

E gjitha nis teksa Cllevio po perfomonte në skenë, në një klub të natës kur ai u gjuajt më gjësende nga dikush në publik.

Foto: Facebook

Pas kësaj reperi ka ndaluar performancën e tij dhe më pas dëgjohen të shara me zë të lartë dhe përshkallëzim të konfliktit.

Nuk dihet se çfarë saktësisht ka ndodhur, por kjo nuk është hera e parë që autori i “Paridi” përfshihet në situata të tilla.

Ai është i njohur edhe për sherret me reperi tjetër, Noizy, me të cilin ka patur konfrontime në disa raste.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE