Rama në Këshillin e Atlantikut: Për kampet, u bë zhurmë vetëm sepse Shqipëria nuk është në BE

vovalbania November 27, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rama në Këshillin e Atlantikut: Për kampet, u bë zhurmë vetëm sepse Shqipëria nuk është në BE

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë online me Këshillin e Atlantikut, u shpreh se zhurmat për ndërtimin e kampeve të refugjatëve në Shqipëri, bëhen vetëm për faktin se nuk jemi vend i BE-së.

Nëse marrëveshje do të bëhej me një vend anëtar në union, nuk do të kishte aspak zhurmë, u shpreh kryeministri.

“Arsyeja që ka ndodhur kjo zhurmë është një: Shqipëria nuk është anëtare në BE. Kjo është cilësuar me të gjitha emrat e papërshtatshëm. Po të ishte në një vend të BE-së, nuk do të ndodhte kështu. Është paragjykim, asgjë më shumë kundrejt vendeve tona dhe atyre që nuk janë anëtarë të BE-së”.

Unë jam një optimist tragjik, tha Rama “Kemi një jetë që dimë se do mbarojë, por derisa të marrë fund, duhet të jetojmë”, shtoi ai.

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë online me Këshillin e Atlantikut, u pyet edhe për situatën mes Kosovës dhe Serbisë dhe si e shihte ai zgjidhjen.

 “Ne jemi një rajon që ka kompleksitete shumë të mëdha, dhe mes kompleksiteteve të tjera ne jemi një rajon shumë fetar edhe Shqipëria është një vend shumë fetar ku myslimanët dhe të krishterët jetojnë në harmoni dhe ky ka qenë aseti ynë fantastik. Ja pse besoj se lufta mes Izraelit dhe Hamasit është vërtet e rrezikshme sepse, Hamasi dhe të tjerë që e mbështesin Hamasin janë agjentë të vërtetë kaosi dhe ky kaos që duan ta përhapin kudo, dhe jo vetëm në Lindjen e Mesme, mund të ndikojë edhe rajonin tonë, nëse nuk jemi plotësisht të vetedijshëm për këtë dhe nuk bëjmë gjërat e duhura për ta mbajtur kaosin jashtë dhe për të mos lejuar që konflikti të na përfshijë të gjithëve”, tha Rama

Përsa i përket konfliktit Kosovë-Serbi, i pyetur nga presidenti i Këshilit të Atlantikut, Frederick Kempe, kryeministri Rama përsëriti qëndrimin se ajo që ndodhi në Banjskë ishte një akt kriminal që duhet dënuar dhe jo nderuar siç bëri Beogradi.

“Siç thashë situata në rajon është përmirësuar shumë, nëse marrim në konsideratë që deri 10 vjet më parë ne (vendet e rajonit) nuk ishim në gjendje as të flsinim me njëri-tjetrin. Tani rajoni duhet të trajtojë dhe të zgjidhë këtë çështje mes Kosovës dhe Serbisë me një njohje të plotë të Kosovës dhe praktikisht me paqe.

Ajo që ndodhi në ngjarjen tejet tragjike (në Banjskë) ishte shenjë shumë e fortë dhe këmbanë e mirëfilltë alarmi dhe potencialisht që një çeshtje e tillë e pazgjidhur bëhet një çështje vendimtare në rrezikimin e paqes dhe bashkëpunimit rajonal. Në këtë aspekt është shumë e madhe përgjegjësia jo vetëm e personave të përfshirë drejtpërdrejt por edhe përgjegjësi e Beogradit, i cili nuk e dënoi por në të kundërt shpalli ditë zie kombëtare në nder të kriminelëve. Duhe të mos biem pre e konfrontimeve dhe përshkallëzimeve por të dyfishojmë përpjekejet për të bërë paqe. Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasjen dhe qëndrimin e autoriteteve të Kosovës, duke pranuar në parim asociacionin e komunave me shumicë serbe. Me këtë Kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e Kosovës ka treguar vullnet për të ecur përpara për të kërkuar zgjidhje dhe jo alibi”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE