Katari: Armëpushimi në Gaza do të zgjatet me dy ditë! Hamas e konfirmon!

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Katari: Armëpushimi në Gaza do të zgjatet me dy ditë! Hamas e konfirmon!

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ansari, ka bërë me dije se Izrael dhe Hamas kanë rënë në ujdi për zgjatjen e armëpsuhimit në Gaza me dy ditë të tjera.

Hamasi ka konfirmuar këtë deklaratë të Katarit duke nënvizuar se “armëpushimi do të vazhdojë në të njëjtat kushte”, transmeton La Repubblica.

Më herët ditën e sotme (27 Nëntor) një kirurg britaniko-palestinez, i cili punoi në Gaza pas shpërthimit të luftës, tha se janë përdorur bomba me fosfor, duke thënë se ai trajtoi 100 pacientë me 40% të sipërfaqes së trupit të djegur, por pa lëndime të tjera,

Duke përshkruar atë që pa, Ghassan Abu Sitta tha: “Djegiet e fosforit digjen deri në thelbin e brendshëm të trupit dhe ndalojnë vetëm kur nuk ekspozohen ndaj oksigjenit. Kështu që pacienti do të merrte djegie që shkonin drejt e në brinjë dhe në kocka”.

Forcat izraelite të mbrojtjes i janë përgjigjur akuzave të tij, duke thënë se ato po përdorin vetëm armë dhe municione të ligjshme, raporton Sky News.

“Gadat kryesore të ekranit të tymit të përdorura nga IDF nuk përmbajnë fosfor të bardhë. Ashtu si shumë ushtri perëndimore, IDF posedon gjithashtu predha tymi që përfshijnë fosfor të bardhë që janë të ligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Këto predha përdoren nga IDF për krijimin e ekraneve të tymit dhe jo për shënjestrimin ose shkaktimin e zjarreve dhe nuk përkufizohen me ligj si armë ndezëse. Procedurat e IDF-së kërkojnë që predha të tilla të mos përdoren në zona me popullsi të dendur, me përjashtime të caktuara. Kjo përputhet dhe shkon përtej kërkesave të ligjit ndërkombëtar”, thuhej në përgjigjen e ushtrisë izraelite.

Human Rights Watch ka akuzuar më parë Izraelin se i ka vënë civilët në rrezik të lëndimeve serioze dhe afatgjata duke përdorur fosfor të bardhë në operacionet ushtarake.

Zyra e Kombeve të Bashkiuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare raportoi se të paktën 215 palestinezë, përfshirë 55 fëmijë, janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE