Parada e festës së Pavarësisë/ Organizohet në Tiranë në Ditën e Flamurit!

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parada e festës së Pavarësisë/ Organizohet në Tiranë në Ditën e Flamurit!

Këtë 28 nëntor, në festën tonë kombëtare, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët shqiptare”, Kryeministrinë, Ministrinë e Kulturës dhe Arkivin e Shtetit sjellin për herë të parë në Tiranë “Paradën e Shqiptarëve”, nën emrin “Rrënjët Kuq e Zi.

E frymëzuar nga iniciativa një grupi të rinjsh të diasporës shqiptare, parada Shqiptare është një aktivitet i përvitshëm i organizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare”, si një ndër organizatorët kryesorë dhe bartësit e saj në këto 15 vitet e fundit, ku një nga sheshet kryesore të New Yorkut vishet kuq e zi.

Ky aktivitet, do të zërë vend për herë të parë edhe në Tiranë, për të shënuar fillimin e një tradite të përvitshme.

“Në trajtën e një spektakli ngjyrash të traditës dhe trashëgimisë sonë kulturore, ky event synon nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimit midis shqiptarëve kudo ku ndodhen, rrjetëzimin e qyteteve shqipfolëse në rajon dhe diasporës shqiptare, inkurajimin dhe promovimin e vlerave kulturore e historike, si dhe promovimin e potencialit turistik nëpërmjet trashëgimisë kulturore.

Rreth 200 grupe kulturore, artistike e sportive etj nga Shqipëria, qytetet shqipfolëse të Ballkanit Perëndimor, dhe shqiptarët e disaporës do të ecin bashkë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ta kthyer Tiranën në zemrën e shqiptarisë. Shihemi në Tiranë më 28 nëntor! Mos mungoni!“-u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49602 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE