Bomba e merkatos së janarit?! Interi gati të transferoj ish yllin e Real Madridit…

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do të bëhet sërish baba? Reagon Karim Benzema!

Ish sulmuesi i Realit Madridit u transferua në kampionatin e Arabisë Saudite duke ndjekur shembullin e Cristiano Ronaldos apo Neymar të cilët fitojnë shuma marramëndese parash. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Karim Benzema u largua nga Reali i Madridit për të provuar dhe ai fatin në Arabinë Saudite. Reali nga ana e tij e ka vuajtur jo pak largimin e tij, teksa rendimenti para porte pa francezin ka rënë ndjeshëm. Karim Benzema përballet me probleme serioze në klubin e tij aktual në Arabinë Saudite, Al Ittihad. Sipas informacioneve ekskluzive nga Marca, lojtari nuk është paraqitur për rinisjen e sezonit dhe me vendim të trajnerit Marcelo Gallardo, nuk do të marrë pjesë në stërvitjen që skuadra do të kryejë në Dubai.

Ish-portieri i njohur, Sebastian Frei, i cili në karrierë ka veshur edhe fanellën e skiadrës së Interit, ka lëshuar një deklarata të bujshme për merkaton e zikaltërve duke folur në “TV Play”. Sipas tij, Karim Benzema mund të jetë goditja e madhe e klubit italian gjatë janarit. Ai është duke u larguar nga Arabia Saudite, mund të jetë në treg që në janar. Kam lexuar dhe kam dëgjuar se Marota nuk thotë “po” për afrimin e tij, por as nuk e përjashton. Prioriteti i klubit është largimi i Sançez. Nëse largohet nga Interi, Benzema mund të jetë një opsion. Po them vetëm se kam dëgjuar zëra që thonë se nuk është një marrëveshje e pamundur. Nuk e them se do të vijë me siguri, por më ka mbërritur në vesh ky zë, që do të thotë se dikush po flet dhe Marota është një mjeshtër për këto goditje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE