NATO dhe Sullivan: Kongresi duhet të pajtohet për mbështetjen për Ukrainën!

vovalbania February 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
NATO dhe Sullivan: Kongresi duhet të pajtohet për mbështetjen për Ukrainën!

Shtëpia e Bardhë është e përqëndruar tek miratimi në Kongres i një pakete ndihme për Ukrainën, tha të mërkurën këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Ne besojmë se ende mundemi dhe do ta ofrojmë ndihmën për Ukrainën”, u tha zoti Sullivan gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtypin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Zoti Stoltenberg tha se ishte jetike që Kongresi të binte dakord për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën në të ardhmen e afërt.

Të pyetur për të komentuar mbi të ardhmen e gjeneralit ukrainas Valeriy Zaluzhnyi, shefi i NATO-s Stoltenberg dhe zoti Sullivan thanë se është një vendim sovran i Ukrainës zgjedhja e komandantëve të saj ushtarakë.

I pyetur se si qeveria amerikane do t’i përgjigjej intervistës së presidentit rus Vladimir Putin me gazetarin amerikan Tucker Carlson, e cila ka të ngjarë të transmetohet të enjten sipas njoftimeve në media, zoti Sullivan tha se ai mendonte se Shtetet e Bashkuara e kanë fituar tashmë argumentin rreth mbështetjes për Ukrainën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50966 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE