Hamasi dhe Izraeli akuzojnë njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit!

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hamasi dhe Izraeli akuzojnë njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit!

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë deklaruar se një numër ushtarësh janë plagosur pasi u sulmuan nga Hamasi në Rripin verior të Gazës, në atë që duket të jetë shkelja e parë serioze e armëpushimit.

Sipas IDF, tre mjete shpërthyese shpërthyen pranë forcave në dy lokacione të ndryshme në Rripin verior të Gazës, në shkelje të marrëveshjes së armëpushimit. Ushtria thotë se në një nga incidentet, ushtarët izraelitë u janë kundërpërgjigjur të shtënave me armë.

“Në të dyja rastet, forcat IDF ishin brenda linjave të armëpushimit të rënë dakord”, shtoi ai.
Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, nga ana tjetër tha se luftëtarët e tij po i përgjigjeshin një “shkeljeje të qartë” të armëpushimit nga IDF në Rripin verior të Gazës, e cila rezultoi në një përleshje, por nuk dha detaje të tjera.

Hamasi tha se “është i përkushtuar ndaj armëpushimit për sa kohë që armiku bën të njejtën gjë” dhe u bëri thirrje ndërmjetësve që të bëjnë presion për t’iu përmbajtur të gjitha kushteve të armëpushimit në tokë dhe në ajër”.

Ministri i jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, deklaroi së fundmi se SHBA dhe Izraeli do të vuajnë pasojat nëse nuk ndalin luftën në Gaza

“Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli do të vuajnë pasoja nëse nuk arrijnë t’i japin fund krimeve të luftës që po ndodhin aktualisht në Rripin e Gazës”, tha Amirabdollahian.
Ai shtoi se “armëpushimi i përkohshëm në Gaza duhet të bëhet i përhershëm, përndryshe rajoni do të përballet me kushte të reja”.

Sipas ministrit të Republikës Islamike, “amerikanët e dinë se mbështetja e tyre për Izraelin nuk do t’u sjellë dobi”.

Ndërkohë sipas mediave izraelite gratë e rrëmbyera në territorin izraelit dhe të mbajtura peng nga Hamasi në Gaza janë mbajtur në kafaze.

Ky pretendim nuk është i pari i këtij lloji, raporton Jerusalem Post, duke treguar se në ditët pas sulmeve të 7 tetorit, videot nga një kanal Telegram i Hamasit tregonin fëmijët e rrëmbyer që mbaheshin në kafaze.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49656 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE