Bruksel, Shqipëria merr pjesë në Aleancën Globale Kundër Trafikimit!

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bruksel, Shqipëria merr pjesë në Aleancën Globale Kundër Trafikimit!

Në Bruksel, komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi është takuar me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla.

Komisioneri është interesuar të dijë më shumë detaje rreth marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, për çështjen e emigrantëve. Po ashtu, është diskutuar për vijueshmërinë e punës nga Shqipëria, sa i përket përmbushjes së kapitujve, një fazë që i përket avancimit të vendit tonë ne Bashkimin Europian.

“Pjesa e parë e bisedës lidhet me përfundimin me sukses në një kohë të shkurtër të procesit screening. Brenda këtij viti presim të hapim bisedimet për kapitujt e parë, ku përfshihen me punët e brendshme dhe drejtësinë”, u shpreh Balla.

Çështja e emigrantëve, të cilët mbërrijnë në Europë, vijon të mbetet një shqetësim konstant, më së shumti për sa i përket aspektit të sigurisë për Komisionin Europian, i cili organizoi edhe një konferencë ku morën pjesë 60 vende, mes tyre edhe shtete nga ku nisen emigrantët.

Kjo është një sfidë që nuk po zgjidhet ende, por alarmi sa vjen e shtohet, më së shumti për çështje që lidhen me sigurinë.

Kjo konferencë për emigracionin në Bruksel, zhvillohet vetëm disa javë pasi Shqipëria u dakordësua me Italinë për të dhënë kontributin, për sa i përket mbërritjes dhe shqyrtimit të azilkërkimit të tyre në vendin tonë. Sikurse edhe ministri Balla e tha, kjo është një ndihmë modeste e Shqipërisë, por duhet një angazhim i shumë faktorëve për ta zbutur sado pak këtë çështje. –TCH-

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE