Dha penalltinë për PSG-në, UEFA pezullon arbitrin polak!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dha penalltinë për PSG-në, UEFA pezullon arbitrin polak!

Penalltia e akorduar për PSG-në në minutat shtesë të ndeshjes ndaj Newcastle, ka tërbuar jo pak opinionin futbollistik në mbarë botën, teksa ndaj kësaj situate nuk ka qëndruar indiference as UEFA.

Sipas raportimeve të mediave europiane, qeveria e futbollit ka ndëshkuar arbitrin polak Tomasz Kwiaktowski, duke e hequr nga salla e VAR-it, në ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes Real Sociedadit dhe Salzburgut.

Mbrëmjen e të martës Kwiaktowski ishte arbitër VAR-it, ashtu si edhe në Spanjë sonte, por UEFA ka vendosur ta dërgojë në shtëpi para kohe, në formë ndëshkimi për gabimin në Francë.

UEFA nuk ka reaguar ende zyrtarisht për episodin, megjithatë pezullimi i arbitrit polak flet shumë dhe konfirmon se në zyrat e qeverisë europiani nuk u ka pëlqyer aspak një penallti e atillë.-SuperSport–

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48702 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE