Nga bullizmi në Britani në majën e suksesit, Noizy në një rrëfim ndryshe!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 4 Mund të lexoni në minuta.
Nga bullizmi në Britani në majën e suksesit, Noizy në një rrëfim ndryshe!

Në një rrëfim ndryshe, reperi Noizy ka dhënë një intervistë për median angleze “Daily Express”, ku foli për jetën dhe karrierën e tij, vështirësitë që ka hasur fillimisht jashtë vendit, pasi e bullizonin si emigrant, si edhe foli për krijimin e grupit OTR (On the run).

Noizy tregoi si fillim se edhe pse Shqipëria nuk po merrte pjesë drejtpërdrejt në luftën e Kosovës, të qenit afër konfliktit vdekjeprurës pati mjaft ndikim te ai.

“Po vinim nga një situatë e vështirë. Gjatë gjithë vitit kam dëgjuar të shtëna dhe granata (viti 1997). Fëmijët mund të gjenin armë dhe plumba në shkurre. Kishte kudo lajme të tmerrshme. Nuk kishte armë dhe granata në tokë, por Londra e Jugut nuk ishte e sigurt. Kisha frikë të shkoja në shtëpi nga shkolla pa u ndaluar nga bandat që përpiqeshin të të grabitnin këpucët e mia ose varsen që mora për ditëlindjen time. Nëse u ktheheshe, do të lëndoheshe shumë keq”.

Noizy ka treguar që për shkak të vështirësisë për të folur mirë gjuhën pasi ishte emigrant, ai shpesh herë është bullizuar për këtë fakt dhe bashkëmoshatatrët e tij nuk e pranonin nën shoqërinë e tyre:

“Mos u ul këtu se je refugjat, kthehu në vendin tënd, ne nuk të duam këtu”.

Për shkak të këtyre paragjykimeve, Noizy vendosi të ndryshojë sjelljen duke u bërë më i ashpër me ta.

“E vetmja mënyrë për të mbijetuar në Angli është të jesh i fortë. E vërteta e trishtueshme është se ka kaq shumë kultura dhe raca që është pothuajse e pamundur të bëhen një. E vetmja mënyrë është të jesh më i forti, atëherë askush nuk do të ngatërrohet me ty. Kështu gjeta paqen. Ne ishim grupi i parë shqiptar, i formuar në vitin 2001, ishim vetëm 10 veta në fillim, të gjithë boksierë. Grupi bëhej gjithnjë e më i madh sa më shumë njerëz vinin nga Shqipëria. Unë isha udhëheqësi sepse kisha ardhur në moshën 10 vjeç dhe mësova gjërat e vogla që ishin të rëndësishme; si të visheni, të flisni dhe të jesh më “britanik”. Unë u thashë atyre, nëse nuk dëshironi të mundeni në sherre, ne duhet të qëndrojmë së bashku. Shkoni provoni të ecni vetëm rrugës për në shtëpi dhe shikoni se çfarë ndodh me ju. Do të grabitesh, do të goditesh me thikë dhe do të ndjekin. Ne ishim në “ride or die” sepse megjithëse ishim më të shumtë në numër në krahasim me grupet e tjera, ne nuk iknim nga askush. Kështu u bëmë të paprekshëm. Unë nuk e mbështesë dhunën. Nuk besoj se dy gabime e bëjnë një veprim të drejtë, por ka kaq shumë që njeriu mund të mësojë. Të gjithë e dimë se sa të ashpra mund të bëhen rrugët në Angli, veçanërisht në Londrën Juglindore në vitet 1990-2000. Unë nuk jam engjëll, ndoshta kam bërë gjëra që ishin të gabuara. Por kur rritesh në një vend ku dëgjon gjithmonë grindje dhe goditje me thikë kjo ndikon tek ty.”

Kështu grupi i tij fitoi një reputacion të paprekshëm. “Daily Mail”, në vitin 2010 shkruan një artikull ku pretendonin se banda e reperit ishin në vëshzhgim nga policia për shkak të videove të postuara në internet me armë. Në këtë mënyrë “OTR” u bë shënjestër e grupeve rivale shqiptare në Britani. Rivali më i madh i tyre ishte “Hellbanianz” i Londrës Lindore, ku kërcënonte rregullisht OTR-në dhe Noizyn në këngët rap.

Ky grup i krijuar si rivalë të “OTR”, vitin e kaluar, ata nxorrën në rrugë një tank në një pronë të këshillit të Barking. Noizy e sqaroi këtë grindje duke thënë:

“Ata djemtë janë të rinj. Unë e them pa mungesë respekti se ata u krijuan pas nesh. OTR ishte grupi i parë. Shpresoj që ata t’ia dalin në muzikë dhe të largohen nga të gjitha çmenduritë, sepse kam parë që janë përfshirë në disa krime. Thjesht shpresoj që dikush më i madh nga grupi i tyre t’u thotë se nuk ka asgjë të bukur në atë mënyrë jetese”.

Noizy ka folur edhe për sherrin në vitin 2016 me grupin “Babastars”, dhe ai e cilëson si të vjetër, ndërsa për rastet ku u goditën bizneset e tij ai thotë që ishin objektiva të dyshuara për zjarrvënie.

Por këtu ka vetëm një problem thotë Noizy sepse është shumë e vështirë t’u kundërpërgjigjet pasi ai ka mësuar në xhunglën e Anglisë:

“Ata nuk e kuptuan se unë vija nga një xhungël në Angli. Konfliktet që kam pasur nuk përfunduan mirë për reperët e tjerë.”

Por të gjitha këto sherre a e kishin shqetësuar Noizyn apo e kishin bërë që të ruhej nga sulme të papritura?
Noizy e ka një përgjigje:

“Unë kam jetuar shumë mirë dhe shumë i sigurt për një kohë të gjatë. Derisa dolën disa maniakë në TikTok. As nuk dua të flas për të. Por njerëzit e dinë saktësisht se për çfarë po flas.”

Noizy sot njihet si një ndër artistët më të suksesshmë dhe më të dashur, në kanalin e tij në YouTube ai numëron më shumë se 1 miliard shikime dhe miliona të tjera në platformat e tij online.

Së fundmi ai po e sfidon veten në një tjetër fushë, atë të aktrimit. Noizy ka postuar disa video në sheshxhirimet e filmit që do të vij së shpejti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49589 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE