Reshje bore në veri, ARRSH: Po punohet për pastrimin e rrugëve!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reshje bore në veri, ARRSH: Po punohet për pastrimin e rrugëve!

Moti i keq, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informon se në orët e para të mëngjesit të sotëm filluan reshjet e dëborës në Valbonë, Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh e Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës, si dhe shpërndarjen e kripës. Ndërkaq, temperaturat kanë qenë në rritje krahasuar me fundjavën e kaluar dhe ditën e parë të kësaj jave.

Po ashtu gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vau i Dejës-Pukë-Kukës, Bulqizë-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, si edhe rrëshqitje dheu në Klos-Qafë Buall.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi edhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastrimin e akseve. Në ato kombëtare, nuk ka probleme në lëvizjen e mjeteve.

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale. ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti mbetet me vranësira mesatare e të dendura deri në orët e mesditës dhe më pas, na shoqërojnë vranësira mesatare kalimtare.

Po ashtu, nuk mungojnë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Në orët e pasdites, reshjet humbasin terren dhe intensitet. Në orët mbrëmjes e në vazhdim ka ndërprerje të tyre në të gjithë vendin. Prezencë të reshjeve të dobëta të borës ka në Alpe dhe në relievet malore në veri e verilindje.

Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve. Era fryn intensive me drejtim jugperëndim-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fryn me shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim të lartë në dete të 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
3/17
Re shi

Kukës
-3/11
Re shi borë

Lezhë
2/20
Re shi

Dibër
2/9
Re shi borë

Durrës
8/19
Re shi

Tiranë
9/17
Re shi

Elbasan
6/14
Re shi

Berat
9/19
Re shi

Vlorë
13/20
Re diell

Korçë
3/11
Re diell

Gjirokastër
5/19
Re diell

Sarandë
7/20
Re diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE