Pasi u bënë prindër, konfirmohet ndarja e çiftit të njohur

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi u bënë prindër, konfirmohet ndarja e çiftit të njohur

Bruna Biancardi dhe Neymar i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, pasi sollën në jetë bebushen e tyre, Mavie. Përmes një postimi në Instastory, Bruna shkroi:

“Kjo është një çështje private, por meqë po ekspozohem në lajme, supozime dhe shaka në përditshmëri, ju informoj se nuk jam në një marrëdhënie. Ne jemi prindërit e Mavie dhe kjo është arsyeja pse kemi këtë lidhje. Shpresoj që kjo mënyrë të ndalojë lajmet e vazhdueshme. Faleminderit!”.

Neymar është bërë shpesh kryefjala e mediave për një tradhti të supozuar ndaj ish-partneres. Ai publikoi në Instagram para disa kohësh një kërkesë faljeje drejtuar pikërisht Bruna-s, ku shprehej se kishte gabuar.

Sipas thashethemeve, futbollisti e ka tradhtuar Bruna-n me një influencuese nga São Paulo dhe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të.

Marrëdhënia e Bruna-s dhe Neymar ka qenë e ndërlikuar, pasi ata në vitin 2020 i kanë dhënë fund fejesës së tyre. Menjëherë njerëzit aluduan se Ney e kishte tradhtuar, por të dy i mohuan zërat.

Më pas, për ditëlindjen e Neymar, Bruna postoi një album me foto, ku shkruante edhe urimin për yllin e futbollit: “Gëzuar ditëlindjen bukurosh. T’i thashë të gjitha sot”, shkroi ajo dhe i uroi atij një vit fantastik me bekime, festa, miq, arritje, synime dhe shëndet. “Uroj që Zoti ta mbrojë lidhjen tonë” dhe disa muaj më vonë, në prill të këtij viti njoftuan se do të bëheshin prindër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49594 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE