Shqipëria feston 79-vjetorin e Çlirimit, kryeministri Rama uron qytetarët!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria feston 79-vjetorin e Çlirimit, kryeministri Rama uron qytetarët!

79-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot  nderon kujtimin e të rënëve për lirinë e atdheut. Siç njoftoi zyrtarisht Presidenca, në orën 10:00, kryetari i shtetit merr pjesë në ceremoninë përkujtimore në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Ndërkaq, në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shpërndau një video, të shoqëruar me urimin për çlirimin e vendit.

Dhe bashkë me urimin për festën e madhe të çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë! – shkruan shefi i qeverisë.

Gjithashtu, kjo ditë shënohet me disa aktivitete të tjera, përfshirë Natën e Bardhë që sonte kulmon me një koncert të madh festiv në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Prej vitesh tashmë, politika e feston e ndarë 29 Nëntorin. Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërsa të djathtët vazhdojnë t’i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor.

Më 7 prill të vitit 1939, Shqipëria u gjend nën vargonjtë e pushtimit fashist. Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtë të vitit 1943, vendi ynë u pushtua nga forcat e Gjermanisë naziste. Në dalje të muajit nëntor të vitit 1944, pas çlirimit të Tiranës, u çlirua edhe një pjesë e konsiderueshme e qyteteve në veri. Çlirimi i Shkodrës shënoi dhe ditën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazist.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48767 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE