“Shtëpi bari” në Spanjë, arrestohen 8 shqiptarë!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Shtëpi bari” në Spanjë, arrestohen 8 shqiptarë!

Në Spanjë, tetë shqiptarë u arrestuan nga policia spanjolle pasi kultivonin kanabis në mjedise të mbyllura. Siç raportojnë mediat spanjolle, të prangosurit janë të moshës nga 19 deri në 49 vjeç. Ata e kishin kultivuar lëndën narkotike në tre vila luksoze, për të mos u diktuar nga autoritetet. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto prona, policia zbuloi afro 1 mijë e 300 bimë kanabisi.

Agjentët e zbuluan rrjetin kriminal gjatë momentit që anëtarët e tij po blinin materiale të ngjashme me ato që përdoren për kultivimin e lëndëve narkotike. Nga hetimet rezultoi se rrjeti kriminal i përbërë nga shqiptarë, merrte prona luksoze me qira dhe brenda tyre ndërtonte shtëpi bari.

Për të shmangur përplasjet me grupet rivale, si dhe aksionet e policisë, procesin e tharjes së kanabisit e bënin në një banesë të posaçme larg zonës ku e kultivonin lëndën narkotike. Më pas, e gjithë sasia e drogës, shitej në zona të ndryshme të qytetit të Valencias, por dhe në të tjera pika.

Tetë shqiptarët akuzohen për veprat penale të anëtarësimit në organizatë kriminale, trafik droge dhe mashtrim me energjinë elektrike. Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE