E rëndë/ Ishte me burrin dhe fëmijët, vritet gruaja e këshilltarit të Pacollit, autorët e qëllojnë brenda makinës

vovalbania November 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë/ Ishte me burrin dhe fëmijët, vritet gruaja e këshilltarit të Pacollit, autorët e qëllojnë brenda makinës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën mbrëmjen e djeshme kur rreth orës 20:30 në rrugën “Dalip Alshiqi” është gjendur e vrarë një grua. Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, u vra nga persona të panjohur.

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe mëpas kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend.

Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike ka thënë se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i plaçkitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri.

Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMW me targa të huaja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50957 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE