Don Xhon merr dhuratë speciale nga e dashura ruse, ja dedikimi romantik në shqip!

vovalbania March 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Don Xhon merr dhuratë speciale nga e dashura ruse, ja dedikimi romantik në shqip!

Reperi nga Kosova, Don Xhoni prej kohësh ka konfirmuar romancën me modelen ruse, Ariana Lirey.

Dyshja u takuan për herë të parë në Dubai dhe nga atje ndan fotografi të përbashkëta duke zyrtarizuar lidhjen.

Por, ndonëse janë larg njëri-tjetrit ata nuk lënë anash dedikimet në rrjetet sociale, madje as dhurata, për të treguar dashurinë dhe përkushtimin.

Këtë herë ishte modelja ajo që ka bërë një dhuratë të veçantë për reperi nga Drenica, i cili e postoi edhe në InstaStory.

Don Xhoni shihet me një shkrepës ngjyrë arë në dorë në të cilën është e stampuar shkrimi: Përgjithmonë bashkë.

Ndërkohë, çifti janë përfshirë edhe në zhvillimet e fundit në Ukrainë e cila prej pesë ditësh po përballet me agresionin rus.

Të dy janë shprehur kundër luftës atje, duke ndarë postime të ndryshme nga situata që ndodhet populli ukrainas.

Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e reperit është bashkëpunim me Butrint Imerin “Corazon” që u publikua në dhjetor të vitit që lamë pas.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47752 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE