Mot i paqëndrueshëm në vend, parashikimi për sot!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime, si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare e hera-herës deri të dendura.
Vranësirat e dendura do të jenë më tepër prezente në zonat e veriperëndimit dhe jugut. Në veriperëndim ka reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar, në formë shtrëngatash. Në periudha tepër afatshkurtra, reshjet në këtë zonë janë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e jugut, reshjet shfaqen me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, në formën e shtrëngatave. Ka mjegullinë për shkak të reshjeve.
Era do të fryjë intensive me drejtim jugperëndim-juglindje e me shpejtesi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, hera-herës era është relativisht intensive dhe me shpejtësi 12-16 m/sek. Valëzimi në dete është i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
6/20
Diell re shi
Kukës
4/14
Diell re
Lezhë
9/21
Diell re shi
Dibër
1/13
Diell re
Durrës
9/22
Diell re
Tiranë
8/20
Diell re
Elbasan
7/21
Diell re
Berat
7/23
Diell re
Vlorë
10/22
Diell re
Korçë
3/7
Diell re
Gjirokastër
7/21
Diell re shi
Sarandë
6/22
Diell re shi