Ndarja nga jeta e Kissinger, Rama: Mirënjohje që më dhuruat një nga bisedat më të bukura që mbaj mend!

vovalbania November 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndarja nga jeta e Kissinger, Rama: Mirënjohje që më dhuruat një nga bisedat më të bukura që mbaj mend!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger duke i cilësuar librat e tij si një pasuri e paçmueshme të një urtësie të rrallë.

Ai gjithashtu shpreh mirënjohjen për bisedën e zhvilluar me Kissinger, duke e quajtur si kohë të çmuar dhe një prej bisedave më të bukura.

Reagimi i Ramës:

LAMTUMIRË BOSS

Librat Tuaj i mbeten njerëzimit si pasuria e paçmueshme e një eksperience dhe urtësie të rrallë, e do të jenë në dispozicion të kujtdo sot e gjithmonë, që do të dojë të aftësohet mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjeopolitikën; balancat mes fuqive dhe realizmin politik në ruajtjen e paqes e në projektimin e rrugëdaljeve nga konfliktet ndërshtetërore; të menduarit strategjik dhe perspektivën afatgjatë të politikës së jashtme; rolin e shkencës joekzakte të historisë dhe rëndësinë e talentit të individit kur duhen marrë vendime përballë mjegullës së të nesërmes… Mua personalisht do të më mbetet edhe mirënjohja për kohën e çmuar që më kushtuat bujarisht, duke më dhuruar një ndër bisedat më të bukura që mbaj mend.

U prehshi në paqe Dr.Kissinger

Henry Kissinger, ish-sekretari amerikan i shtetit dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, i cili u arratis nga Gjermania naziste në rininë e tij për t’u bërë një nga figurat më me ndikim dhe më kontrovers të politikës së jashtme në historinë amerikane, ka vdekur në moshën 100-vjeçare në shtëpinë e tij në Konektikat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49920 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE