“Ti ke bërë performanca…”/ Enxhi Nasufi surprizohet nga partneri i saj në “DWTS”!

vovalbania November 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ti ke bërë performanca…”/ Enxhi Nasufi surprizohet nga partneri i saj në “DWTS”!

“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Enxhi dhe Silvesteri, kanë vijuar provat ditore për spektaklin e së premtes në “Dancing With The Stars”, ku do të kërcejnë charleston si trio me një balerin tjetër. Moderatorja është surprizuar nga fjalët e Silvesterit, pasi ky i fundit si rrallë herë ka ndarë opinione pozitive. Megjithëse mendimet ishin pozitive për Enxhin, Silvesteri nuk kurseu as kritikat për jurinë. Balerini u shpreh se partnerja e tij nuk ka marrë pikët e merituara nga anëtarët e jurisë.

Enxhi: Unë kam vënë re që ti je më shume kërkues sesa duhet në raport me balerinët e tjerë.

Silvester: Ty t’i ka ngrënë pikët juria pavarësisht vështirësisë. Të gjithë e pohojnë shkallen e vështirësisë që ti ke pasur por në pikë nuk është thënë e njëjta gjë.

Enxhi: Ne bëjmë kërcime impenjative por na thonë që i keni shumë të ngarkuara.

Silvester: Jemi në javën e nëntë dhe duhet të ketë ngarkesë.

Enxhi: Unë mendoj që shfaqja fillon tani sepse u kuptua që unë jam e kërcyeshme, pra di të kërcej, ndaj edhe juria pret shumë.

Silvester: Ti di të kërcesh! Se kush vjen këtu di të kërcejë dhe deri tani ke bërë performanca të vështira.

Enxhi: Silvi vërtet po e thua këtë, jam e surprizua

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49255 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE