Vajza e Vangjel Tavos ndërron jetë, ja fjalët e Alban Skënderaj për të!

vovalbania November 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vajza e Vangjel Tavos ndërron jetë, ja fjalët e Alban Skënderaj për të!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e ish-deputetit, Vangjel Tavo, pasi vajza e tij ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti në një postim në Facebook, ku ka njoftuar ndarjen nga jeta të vajzës së tij Eva. Duke mos dhënë detaje mbi rrethanat e ndarjes nga jeta të së bijës në moshën 24 vjeçare. Mësohet se vajza e ish-deputetit, ka humbur jetën për shkak të një aksidenti automobilistik në Maqedoninë e Veriut.

Lidhur me këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik, ka reaguar artisti i njohur i muzikës shqiptare, Alban Skëndëraj. Artisti ka publikuar një fotografi të Evës, bashkangjitur së cilës ka shkruar se ajo ka qenë një fanse e muzikës së tij që kur ishte fëmijë dhe se ka qenë e pranishme në çdo koncert të këngëtarit.

Eva Tavo, vetëm 24-vjeçe sapo u nda nga jeta në një aksident fatal. Një vajzë kaq shumë e kulturuar, e dashur, pozitive dhe sytë i rrezatonin vetëm mirësi! Një fanse e zjarrtë e muzikës time dhe që fëmije e deri sot nuk la asnjëherë asnjë event, koncert apo rast të rëndësishëm për mua pa qenë prezente me dashurinë dhe mbeshtetjen e saj. E bëj këtë postim sepse ndjej dhimbje sikur kam humbur dikë që është pjesë e familjes! Lamtumirë Eva…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE