Detaje të reja nga Big Brother VIP 3/ Ndryshon totalisht shtëpia, spektakli do fillojë në muajin…

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Detaje të reja nga Big Brother VIP 3/ Ndryshon totalisht shtëpia, spektakli do fillojë në muajin…

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë e këtij programi, duke u cilësuar me titullin “banorë”.

Prej muajsh tashmë është konfirmuar nga vetë producentët e këtij spektakli se do të ketë një edicion të tretë të “Big Brother Vip” dhe të gjithë po e presin me padurim.

Jo vetëm që do të ketë një edicion të tretë, por ditën e djeshme faqja zyrtare e Instagramit të “BBV” ka treguar se kur do të nisë.

Edicioni i tretë do të jetë në filllim të vitit2024 në muajin Janar. Burime për VoxNews, kanë mësuar se shtëpia më e famshme në Shqipëri do rindërtohet nga e para.

Mësohet se përveç arredimit të brendshëm, në pjesën e jashtme të shtëpisë janë bërë jakuzi për shkak të motit pasi spektakli fillon në janar.

Pjesë e ndryshimeve është edhe studio ku zhvillohen netët e “Prime”, e cila po transformohet me një skenografi të re.

Deri tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE