Policia e Shtetit pjesë e një megaoperacioni në Europë/28 të arrestuar në Shqipëri!

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Policia e Shtetit pjesë e një megaoperacioni në Europë/28 të arrestuar në Shqipëri!

Në muajin që lamë pas, Policia e Shtetit mori pjesë në një operacion ndërkombëtar 6-ditor në të gjithë Europën, të koduar EMPACT JAD SEE, Ditët e Veprimit të Përbashkët EMPACT në Europën Juglindore. I zhvilluar në 26 shtete në Europën, ky operacion synonte goditjen e trafiqeve të armëve, të drogës, të emigrantëve e të qenieve njerëzore, si edhe të rrjeteve kriminale me rrezik të lartë. Aksioni u mbështet nga Europol, Eurojust, Frontex, Interpol e një sërë strukturash të tjera pjesëmarrëse.

Në Shqipëri, operacioni u koordinua nga Drejtoria e Europol-it, duke angazhuar në total 315 punonjës të Policisë së Shtetit për kontrollin e 2 mijë e 648 subjekteve, 1 mijë e 525 shtetasve, 987 mjeteve, 40 pakove postare e 92 ambienteve. Në vendin tonë u arrestuan 28 persona, u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, 81 kg lëndë narkotike cannabis e shumë doza kokainë.

Në total, në të 26 vendet europiane u arrestuan 566 shtetas (218 për trafikimin e personave, 186 për trafikimin e drogës, 69 për trafikimin e armëve, 89 për krime të tjera); janë sekuestruar 310 armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 1 ton drogë (626 kg kokainë, gati 300 kg cannabis, heroinë dhe lëndë të tjera narkotike.

Operacioni u koordinua nga një qendër ndërkombëtare e krijuar në Shkup, ndërsa Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Luksemburgu, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovenia, Spanja, Suedia, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar, ishin të tjera shtete pjesëmarrëse.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi pas operacionit ndërkombëtar EMPACT JAD 2023, që u zhvillua nga data 13 deri në 18 nëntor, në 26 vende të Europës, me mbështetjen e Europol-it, Interpol-it, Eurojust-it, Frontex-it, Agjencisë Europiane të Rojës Kufitare e të tjera agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare.

Operacioni kishte në shënjestër rrjete të trafikimit të armëve të zjarrit, të lëndëve narkotike, të emigrantëve si dhe goditjen e rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë. Në Shqipëri u koordinua nga Drejtoria e Europol-it, duke angazhuar në total 315 punonjës të Policisë së Shtetit për kontrollin e 2648 subjekteve, 1525 shtetasve, 987 mjeteve, 40 pakove postare dhe 92 ambienteve.

Në vendin tonë u arrestuan 28 shtetas, u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, 81 kg lënde narkotike canabis dhe shumë doza kokainë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE