U përfol se vajza shqiptare i ka thyer zemrën Drake, reagon miku i reperit

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Drake i dhuron fansit 50,000 dollarë pasi ish e dashura e la para koncertit

Pak ditë më parë reperi me famë ndërkombëtare Drake përmendi Prishtinën në klipin e tij më të ri, si dhe kishte veshur veshjen me flamurin shqiptar.

Në tekstin e këngës ai fliste për një vajzë të quajtur Mariana, e cila e kishte bllokuar në rrjetet sociale duke mos i lënë mundësi komunikimi me të.

E sakaq filloi të aludohej se kush mund të ishte shqiptarja e quajtur Mariana që i ka thyer zemrën reperit.

Burime për “RevistaClass” bënë me dije ditën e djeshme se kishin zbuluar vajzën në fjalë, një shqiptare fashion designer e cila jeton në New York.

Normalisht lajmi dhe fotot e Marianës nisën të bëjnë xhiron e rrjetit e sakaq ka ardhur edhe një reagim nga një mik i Drake.

Shqiptari Alesio Aliaj, menaxher dhe mik i një pjese të madhe të vipave kombëtar dhe ndërkombëtar, ka treguar se ka një lidhje të ngushtë me rrethin shoqëror të Drake.

Sipas tij, vajza që po qarkullon kudo nëpër rrjet nuk ka lidhje fare me Drake apo me situatën në fjalë tek shtoi se ajo është një personazh që po i jepet emër dhe vëmendje më kot.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48999 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE