Edhe Sardi Strugaj tërhiqet nga Festivali i Këngës, kjo është arsyeja

vovalbania December 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Edhe Sardi Strugaj tërhiqet nga Festivali i Këngës, kjo është arsyeja

Krah Samanta Karavellas dhe Kejsi Tolës edhe Sardi Strugaj vendosi të tërhiqej papritur nga gara në ‘Festivalin e Këngës’ në RTSH.

Tërheqja e këngëtarit ka shkaktuar po ashtu pikëpyetje. I pyetur rreth kësaj çështje në ‘Dancing with the stars’, Sardi u shpreh se është një çështje personale të cilën do ta sqaronte në kohët në vijim.

“Jam tërhequr për çështje personale nga festivali. Megjithatë, jam shumë i emocionuar tani dhe nuk do të doja të thoshja një fjalë gabim, por do ta sqarojmë në kohët në vijim. Kemi kohë. Unë falenderoj Top Channel për mbështetjen.”

Pak ditë më parë, menaxheri i Samanta Karavellës deklaroi se: “Ne kishim një cikël dhe ajo gjëja po na merrte shumë kohë. Sa i përket tërheqjes së Kejsit, nuk kemi pasur kontakt dhe nuk e dinim planet e asaj. Pra s’ka pasur asnjë lidhje me ne.”

Nga Kejsi nuk ka ende një prononcim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51122 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE