Pas ndarjes nga jeta të babait, Jul Deda i rikthehet emisionit dhe zbaton porosinë e tij të fundit!

vovalbania December 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas ndarjes nga jeta të babait, Jul Deda i rikthehet emisionit dhe zbaton porosinë e tij të fundit!

Një javë më parë Shqipëria humbi aktorin dhe komedianin e madh, Zef Deda, i cili u nda nga jeta në moshën 73-vjecare pas betejës me sëmundjen e rëndë.

Tributet për artistin ikonë të skenën dhe ekranit shqiptar nuk munguan nga personazhet e njohur dhe njerëzit e thjeshtë, ndërkohë që dedikimin më të bukur ai e mori nga Juliani, pikërisht në nisje të emisionit të tij më të fundit.

Siç bën me dije edhe nga promo-ja e programit në Instagram-in e tij, Juli do ta nisë “99%” ndryshe nga herët e tjera, me një fjalim dedikuar të atit e po ashtu me disa pamje nga karriera e tij e spikatur dhe nga koha kur janë ngjitur bashkë në skenë, si edhe duke zbatuar porosinë e tij të fundit.

“Ju dua të qeshur“- kjo është ajo që Zefi i ka lënë “amandet” të dashurëve të tij dhe këtë ka bërë edhe Juli, teksa vazhdon programin e tij si gjithmonë, jo vetëm duke qeshur me batutat e të atit, por edhe duke bërë njerëzit të qeshë me pjesën tjetër të emisionit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE