Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara/Çdo vit, në Shqipëri mbështeten rreth 165 mijë vetë!

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara/Çdo vit, në Shqipëri mbështeten rreth 165 mijë vetë!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përcolli sot një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Kryetari i Shtetit thekson nevojën e përmbushjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm në mbështetje të Personave me Aftësi të Kufizuara. Gjithashtu, apelon për mbrojtjen e tyre tyre përballë vështirësive, si edhe për zbatim e respektim të të dejtave që i kanë të garantuara me ligj.

Sot në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara, le t’i shtojmë përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, në veçanti fëmijët. Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre të garantuara me ligj, për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale! Të bëhemi bashkë në jetësimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze!

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu thekson mbështetjen ndaj kësaj kategorie në vendin tonë. Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu deklaron se janë rreth 165 mijë persona që mbështeten në vit nga programi i aftësisë së kufizuar.

Hartimi i politikave në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj kësaj kategorie si dhe integrimi i tyre me të drejta të barabarta në tregun e punës, prioritet i qeverisë dhe MSHMS. Edhe buxheti 2024 për MSHMS parashikon mbështetjen e  personave me aftësi të kufizuar dhe kujdestarëve të tyre, të cilët do të përfitojnë pagesa nga fondi prej 17.9 miliardë lekë.

Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1992 e shpalli 3 Dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit lidhur me situatën e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha sferat e shoqërisë e në aspektet e zhvillimit, jetës politike, sociale, ekonomike e po ashtu kulturore.

Aftësitë e kufizuara nuk janë thjesht një çështje e shëndetit publik, por gjithashtu e të drejtave të njeriut e zhvillimit të shoqërisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE