“iNews”: Shqipëria mes 9 destinacioneve të përballueshme për pushime në janar!

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“iNews”: Shqipëria mes 9 destinacioneve të përballueshme për pushime në janar!

Pas festave të gëzueshme të fundvitit, vjen janari që shpesh perceptohet edhe si muaj i zymtë apo ndryshe “Depresioni i janarit”. Prej vitesh, janari konsiderohet si muaji më i zymtë, duke marrë parasysh që vjen menjëherë pas një periudhe shumë të ngarkuar të festave të fundvitit. Vlerësohet se me miliona janë ata që ndihen me mungesë energjie apo të pamotivuar për të vazhduar punët e lëna përgjysmë.  Këshillat që jepen janë të shumta:

Janari nuk duhet përjetuar si një muaj i zymtë, veçanërisht kur koha është kaq e mirë për të udhëtuar”. Shijoni një udhëtim në një nga këto nëntë destinacionet me kosto efektive!

Kështu shkruan Sarah Holt në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “iNews” e mes sugjerimeve të saj është edhe vendi ynë.

Këto janë disa nga destinacionet e përballueshme për pushime në janar, të cilat ju rekomandojmë të zgjidhni për Vitin e Ri; Shqipëria, Portugalia, Maroku, Turqia, Malta, Qipro, Tunizia, Ras Al Khaimah, Emiratet e Bashkuara Arabe e Tajlanda.

Shqipëria

Kompania e udhëtimeve online “Opodo” raportoi se prenotimet për në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë u rritën me 78% duke e klasifikuar qytetin si një nga vendet më të përballueshme për të pushuar në muajin janar.

Pikat kryesore të vizitës përfshijnë udhëtimet me teleferik në malin e Dajtit që rrethojnë qytetin, ku mund të shihni pamjet e pyjeve dhe të fermave.

Po ashtu, ju mund që të shëtisni rreth Parkut të Madh të Tiranës, një park publik prej 289 hektarësh, si dhe të vizitoni muzeun Bunk’Art e të zbuloni se si ishte jeta e qytetit në epokën komuniste.

Vizitorët mund të bëjnë edhe udhëtime ditore në qytete si Durrësi apo Berati, një nga qytetet më të vjetra në botë me arkitekturë osmane, me një histori 2500-vjeçare, i përfshirë në listën e UNESCO-s.

Në juglindje, ofrohen vendpushimet më të mira të skive. Ne ju rekomandojmë resortin Ski-Pista Bigëll, në fshatin Dardhë.

Qëndrimet në hotelet me pesë yje në Tiranë fillojnë nga 110 euro në një natë.

Ju mund të vizitoni Pazarin e Ri të qytetit dhe të shijoni një pije duke u ngrohur në një nga baret, kafenetë e restorantet aty pranë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48775 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE