Prokuroria miraton kërkesën, trupi i të ndjerës Liridona Ademaj do të varroset pranë fshatit të familjes!

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prokuroria miraton kërkesën, trupi i të ndjerës Liridona Ademaj do të varroset pranë fshatit të familjes!

Trupi i Liridona Ademajt do të zhvendoset nga varrezat ku gjendet për t’u prehur në varrezat e fshatit Rracaj, komuna e Gjakovës, pas kërkesës së familjes së saj.

Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë me datën 29.11.2023 bëhet nesër me datë 4 dhjetor 2023 në varrezat e fshatit Rracaj në ora 14:00”, thuhet në njoftimin e familjes së Liridonës.

Familjarët e të ndjerës sot i kishin dorëzuar një kërkesë me shkrim prokurores Besa Limani për të lejuar zhvarrosjen dhe rivarrimin e Liridonës pranë fshatit Rracaj.

E nderuar prokurore, kërkojmë nga ju që të na mundësoni që turpin e vajzës sonë Liridona Ademaj ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj, shkruhej në kërkesën e familjarëve të Liridonës.

Vrasja tronditëse e Liridona Murselit më 29 nëntor, e inskenuar si grabitje, sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës u mbajt një seancë për tre të dyshuar, përfshirë bashkëshortin e saj, Naim Murseli, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit. 33-vjeçari u arrestua bashkë me dy persona, njëri prej tyre, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vrasja e Liridonës në Prishtinë ka marrë vëmendje të madhe, pasi fillimisht, nga Policia e Kosovës u raportua si “një grabitje me pasojë vdekjen”. Më pas, u mësua se pas arrestimit, i dyshuari Naim Murseli pranoi para hetuesve se porositi vrasjen e bashkëshortes, por nuk ka pranuar të tregojë motivin, që për momentin mbetet mister.

Ndërsa nuk ka zyrtarisht një motiv, po nxiten spekulime se në rast vdekjeje të Liridonës, Naimi do të përfitonte miliona euro nga sigurimi i saj në Suedi. Por, këto janë vetëm dyshime. Familja e Naim Murselit ka emigruar që në vitin 1992 në shtetin suedez.

Vrasja është dënuar ashpër nga zyrtarë të lartë të Kosovës, duke bërë thirrje për zbardhjen e rastit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51092 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE